Vlerësimi i procesit mësimor në shkollat profesionale
Pandemia COVID-19 bëri që edhe arsimi profesional në Shqipëri të bëhej pjesë e “eksperimentit të madh” të mësimdhënies digjitale në distancë. Viti shkollor 2020-21 e gjeti AP më të përgatitur për të përballuar si mësimdhënien që do të përshtatej me kushtet e përhapjes së kësaj pandemie ashtu edhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive për të ecur në një hap me zhvillimin teknologjik të mësimdhënies bazuar në platforma digjitale.
Ky studim i Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve i mbështetur nga projekti “Aftësi për Punë”, paraqet situatën në shkollat profesionale publike në Shqipëri sipas një sondazhi në të cilin u ftuan të marrin pjesë të gjithë mësuesit e këtyre shkollave. Qëllimi i këtij studimi, i kryer gjatë muajit maj 2021, lidhet me evidentimin e ndryshimeve në mësimdhënie në arsim profesional në kushtet e imponuara nga pandemia e COVID-19 dhe përshtatjes që iu bënë proceseve mësimore për të realizuar sa më mirë objektivin e angazhimit të nxënësve në proces.