Vlerësimi i testimeve në MësoVET

Vlerësimi i testimeve në MësoVET

Platforma MësoVET e ndihmon mësuesin të korrigjojë provime në një kohë shumë të shkurtër. Vetëm me një klik mund të shkarkoni të gjitha rezultatet e testit dhe pikët përkatëse për çdo nxënës. Për ta bërë këtë mjafton të klikoni mbi ingranazhin e ndryshimeve dhe të zgjidhni opsionin rezultatet. Për të shkarkuar dokumentin me pikët e secilit nxënës për çdo pyetje klikoni mbi ‘’shkarko të dhënat’’. Kjo është një mënyrë shumë e mirë e cila e ndihmon mësuesit të dokumentojnë në një kohë shumë të shkurtër rezultatet e nxënësve.

Por disa lloje pyetjesh duhet të vlerësohen manualisht. Për shembull, pyetjet ese nuk mund të vlerësohen automatikisht nga MësoVET dhe kërkojnë që një mesues të lexojë dhe të japë një notë. Vlerësimi manual është gjithashtu një mundësi për të siguruar reagime në kohë dhe të dobishme për studentët duke përdorur fushën e reagimeve në ekranin e vlerësimit.

Për të vleresuar manualisht një pyetje quiz duhet të ndiqni udhëzimet e mëposhtëme:

– Në faqen e përpjekjeve, klikoni në lidhjen për Përpjekjet dhe lëvizni poshtë te lista e nxenësve. Kjo listë mund të filtrohet nga disa pika të të dhënave si statusi i regjistrimit, statusi i përpjekjes dhe statusi i vlerësimit.

– Pas kësaj mësuesi lexon pyetjet që duhen vleresuar manualisht të renditura sipas emrit të cdo nxënësi dhe vendos pikët përkatëse.  Këto pikë i shtohen më pas pikëve të mbledhura nga vlerësimi automatik dhe kështu ruhet not afinale e nxënësit.

Më poshtë gjeni demonstrimin në video.