Portofoli Zviceran për Zhvillimin e Aftësive dhe Punësimin – Workshop Validimi
Në datat 19-20 Janar, projektet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – “Aftësi për Punë“ (S4J) zbatuar nga Swisscontact dhe “Zhvillimi Aftësive për Punësim“ (SD4E), i zbatuar nga UNDP organizuan një Workshop për t’u konsultuar mbi fazën e tretë të zbatimit të projekteve, me pjesëmarrje të gjerë të aktorëve të interesit nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencitë Kombëtare, ofruesit publikë dhe privatë të AFP-së, sektorit privat dhe organizatave të bizneseve, ekspertëve të fushës dhe nga akademikë. Hartimi i fazave të reja të projekteve është i frymëzuar dhe i bazuar në Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2030 dhe në portofolin e Programit Zviceran të Bashkëpunimit në Shqipëri. Faza e konsolidimit e projektit “Aftësi për Punë” është konceptuar për të garantuar transferueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e proceseve kyç të inovacitonit.
Falenderojmë të gjithë aktorët kyç të interesit që morën pjesë në këtë Workshop dhe shkëmbyen mendimet e tyre mbi iniciativat dhe sfidat e projektit “Aftësi për Punë“ në 4 vjeçarin e ardhshëm të tij.