Zgjedhje më të informuara për karrierën nga të rinjtë përmes përshkrimit të profileve

Zgjedhje më të informuara për karrierën nga të rinjtë përmes përshkrimit të profileve

Zgjedhja e një karriere është një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve, i cili kërkon mbështetjen e prindërve, mësuesve dhe këshilluesve të karrierës.

Për të ndihmuar nxënësit në këtë proces, projekti “Aftësi për Punë” ka hartuar përshkrime për 26 profesione që t’u japë të rinjve një pasqyrë të aftësive të nevojshme për një profesion të caktuar. Ato tregojnë kërkesat fizike, personale dhe shoqërore për kompetencat e marra në shkollë, duke çuar në reflektimin: A mund t’i plotësoj këto kërkesa? A dua t’i plotësoj ato? Përmes këtyre përshkrimeve të profileve, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të arsimit profesional kuptojnë cilat janë kompetencat minimale të kërkuara për të ndjekur një program aftësimi profesional dhe si rrjedhojë për të punuar në profesionin e dëshiruar.

Në 4 dhe 5 mars ekipi i projektit “Aftësi për Punë” zhvilloi një takim me mësuesit e Shkollës Teknike Ekonomike Tiranë, të cilët po bashkëpunojnë në hartimin e përshkrimit të profileve për drejtimet “Ekonomi-Biznes” dhe “Tekstil-Konfeksione” si vijon:

  • Menaxhim i Agjencisë Turistike
  • Sigurime
  • Tekstil
  • Rrobaqepësi
  • Modelim
  • Galanteri