Zgjerimi i rrjetit të AFP përmes dialogut me industrinë

Zgjerimi i rrjetit të AFP përmes dialogut me industrinë

“Aftësi për Punë” ka nisur dialogun me industrinë përmes webinareve me shoqata industrie dhe kompani. Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i ofertës së arsimit dhe formimit profesional nga ana e projektit dhe diskutimi i mundësive të bashkëpunimit me AFP.

Në 17 mars u zhvillua webinari i organizuar nga Dhoma e Tregtise Zvicër-Shqipëri SWISSA dhe S4J, me temë: “Praktikat Profesionale në Shqipëri – Rasti i Arsimit Profesional”. Në këtë takim pati përfaqësues biznesesh, si: DHL, Hotel Rogner dhe SICPA. Gjatë takimit u prezantua mbështetja e S4J për ofruesit partnerë lidhur me: marrëdhënien me biznesin, realizimin e praktikave profesionale afatgjata në kompani, difersifikimin e ofertës e përshtatjen e kurrikulave të AFP sipas kërkesave të tregut si dhe zhvillimin institucional me një mendësi biznesi. Takimet do të vijojnë me shoqata të tjera të industrisë.