Zhvillimi i kapaciteteve të Njësisë së Zhvillimit përmes komuniteteve të praktikës

Zhvillimi i kapaciteteve të Njësisë së Zhvillimit përmes komuniteteve të praktikës

Projekti “Aftësi për Punë” po mbështet Njësitë e Zhvillimit për të zbatuar planet e tyre të punës duke siguruar mbështetje teknike përmes lehtësimit të komuniteteve të praktikës. Koordinatorët e funksioneve të caktuara kanë ndarë përvojat e tyre, ku ata më me përvojë transferojnë njohuritë tek kolegët më të rinj. Takimet tematike janë organizuar me:

  • Kryetarët e Njësisë së Zhvillimit për planifikimin dhe raportimin;
  • Koordinatorët për Zhvillimin e Projekteve për gjenerimin e ideve mbi projekte të reja, donatorët, elementet e propozimit të projektit;
  • Koordinatorët e Gjurmimit për analizën e gjurmimit të të diplomuarve dhe lehtësimin e vendimmarrjes së ofruesit bazuar në të dhëna;
  • Koordinatorët e Marketingut për marketing digjital, etj.

Ky modalitet i ndërtimit të kapaciteteve është shumë efektiv në sigurimin e mbështetjes nga kolegët dhe është një mundësi e mirë për koordinatorët e rinj të integrohen me shpejtësi. Njëkohësisht, diskutimet e frytshme rezultojnë në kapitalizimin e përvojës dhe sjellin risi në secilin funksion duke ofruar kështu mundësi për përmirësimin e funksionit.

Më poshtë mund të ndiqni një webinar të shfaqur Live në Facebook me përfaqësuesit e Njësive të Zhvillimit nga shkollat profesionale.