Zhvillimi profesional i mësuesve për mësimin e kombinuar dhe online

Zhvillimi profesional i mësuesve për mësimin e kombinuar dhe online

Prej muajit dhjetor, projekti “Aftësi për Punë” ka organizuar 8 webinare lidhur me mësimin e kombinuar dhe online. Qëllimi ishte njohja e mësuesve të shkollave profesionale me platformat, instrumentet digjitale dhe infrastrukturën fizike të nevojshme për mësimdhënien e kombinuar dhe në distancë. Gjithashtu, mësuesit u prezantuan me mënyra efikase për planifikimin e mësimit me ndihmën e teknologjisë dhe hartimin e materialeve mësimore digjitale të cilat tërheqin nxënësin por edhe ndihmojnë mësuesin të organizojë një orë mësimore interaktive. Në këto webinare kanë marrë pjesë mbi 100 mësues të cilët janë vënë në kontakt me njëri-tjetrin, kanë shkëmbyer përvoja dhe kanë diskutuar shqetësimet e tyre me ekspertë të fushave përkatëse.