Ngritje e kapaciteteve për menaxhimin të nxënit përmes punës në AFP
Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) po kërkon një ofrues shërbimi për lehtësimin dhe mbështetjen e një trajnimi kombëtar me fokus në menaxhimin e të nxënit përmes punës në arsimin dhe formimin profesional. Ky trajnim synon të pajisë pjesëmarrësit nga 30 shkolla profesionale me aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të planifikuar, menaxhuar, monitoruar dhe vlerësuar procesin e të nxënit përmes punës, në bashkëpunim të ngushtë me kompani partnere dhe në përputhje me politikat dhe standardet kombëtare.
Mësoni më shumë duke klikuar linkun në të djathtë dhe aplikoni deri në dt. 20 maj 2025.