Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC

Bëhu pjesë e ekipit S4J!

Profesionistë të motivuar, energjikë, me dëshirën për t’u zhvilluar e për të dhënë një kontribut të vlefshëm në komunitet, ky është ekipi i S4J! Ne besojmë se puna në ekip dhe bashkëpunimi i afërt me institucionet partnere dhe aktorët e tjerë të interesit është formula për sukses. Nëse dëshiron të kesh një impakt real në arsimin e formimin profesional dhe punësimin e të rinjve në Shqipëri, na kontakto!

Mundësi bashkëpunimi

Konsulentë të projektit

Konsulentët tanë punojnë afër me ekipin e projektit për të qenë të informuar mbi aktivitetet por edhe për t’u familjarizuar me kulturën tonë të punës. Ne kërkojmë ekspertët më të mirë në fusha të ndryshme; njerëz që ndajnë me ne përkushtimin dhe entuziazmin për të arritur synimet e projektit.

Kërkojmë konsulentë

Programi i stazhit (traineeship)

Ky program u krijon profesionistëve të rinj mundësinë të mësojnë duke zhvilluar projekte tërheqëse dhe duke dhënë kontribut real në rezultatet e projektit. Gjatë 4 muajve, stazhierët kanë mundësi të punojnë pranë ekipit të “Aftësi për Punë” në dy faza:
Faza e parë ku familjarizohen me aktivitetet dhe objektivat e projektit;
Faza e dytë ku kanë mundësi të përzgjedhin detyra specifike dhe të punojnë pranë pjesëtarëve të ekipit për t’i zhvilluar ato.

Programi na ndihmon për të zhvilluar modele me vlerë për kompanitë dhe për përmirësimin e procesit të integrimit të punonjësve rinj të në kompani. Nëse je një profesionist i ri dhe kërkon një përvojë pune interesante dhe me vlerë për karrierën tënde, na kontakto!

Kërkojmë stazhierë

Bashkëpunëtorë të projektit

Në mënyrë që të zhvillojmë aktivitetet tona, kemi nevojë të vazhdueshme për kompani apo organizata bashkëpunëtore me ekspertizë në fusha të ndryshme. Shiko më poshtë shpalljet e kërkesave për bashkëpunim.

Kërkojmë bashkëpunëtorë