Shkëmbim mbi praktikat e mira të digjitalizimit
Në kuadër të proceseve validuese për digjitalizimin në AFP, në shkollën “Kolin Gjoka” u zhvillua një workshop me stafe të shkollave profesionale si Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë , shkolla “Kolin Gjoka” dhe shkolla “Hamdi Bushati” , që aplikojnë teknologjitë arsimore në mësim.
Shkëmbimi i përvojave avangarde të mësuesve që përdorin platforma digjitale si mësovet.al, materiale mësimore digjitale dhe teknika bashkëkohore të angazhimit dhe monitorimit të arritjeve të nxënësve përmes këtyre platformave ishin kryefjala e këtij takimi.
Pjesëmarrësit dhanë jo vetëm zgjidhje për sfidat që hasin mësuesit në aplikimin e mësimit të kombinuar, por gjithashtu morën angazhime për zhvillimin e tij, me synimin që të paktën 1/3 e procesit mësimor të zhvillohet në mënyrë të kombinuar.
Stafi i S4J do të vijojë me mbështetjen e digjitalizimit si një ndër drejtimet më të rëndësishme të përmirësimit të proceseve mësimore dhe të ardhmes të Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri.