‘Shkolla Dimërore’ nga ‘Akademia S4J’ – një platformë për shkëmbim dhe rritje (profesionale)

‘Shkolla Dimërore’ nga ‘Akademia S4J’ – një platformë për shkëmbim dhe rritje (profesionale)

Për gati tre vjet tashmë, projekti “Aftësi për Punë” ka punuar ngushtë me shtatë ofrues të AFP-së, duke i mbështetur ato me një sërë procesesh që kanë për qëllim transformimin e institucioneve të AFP-së. Gjatë kësaj periudhe, projekti ka grumbulluar njohuri të shumta në lidhje me sistemin e AFP dhe mënyrën se si funksionojnë institucionet e AFP-së, duke nxjerrë edhe një sërë mësimesh të vlefshme. Gjatë fazës së dytë (duke filluar nga muaji maj i vitit 2019), projekti do të përqendrohet tek transferimi i kësaj përvoje dhe i mësimeve të nxjerra tek të gjithë ofruesit e AFP-së në Shqipëri përmes një qasje lehtësuese.

Në muajin shkurt, ekipi i projektit ‘Aftësi për Punë’ mbështeti krijimin e një platforme për ndarjen e ekspertizës dhe përvojës së aktorëve të ndryshëm në ekosistemin e AFP-së. Projekti ka për qëllim ta kthejë këtë platformë në një akademi të mirëfilltë – Akademia e ‘Aftësi për Punë’ – në mënyrë që të nxisë të menduarit kritik midis aktorëve në sistemin e AFP-së. Në kuadër të Akademisë, gjatë 4 viteve të ardhshme (2019-2023), projekti pritet të mbështesë një sërë aktivitetesh, si revista, çmime kombëtare, shkolla dhe tryeza tematike, konferenca, trajnime etj.

Shkolla dimërore ‘Reformimi i sistemit të AFP-së: Transformimi i institucioneve ofruese të AFP-së’ shënon aktivitetin e parë të Akademisë. Nga 21 deri më 23 shkurt, në Shkollën Dimërore të organizuar në Golem morën pjesë më shumë se 150 përfaqësues nga ofruesit e AFP-së, partnerë të S4J (drejtorë, mësues, instruktorë, psikologë) si edhe drejtorët e të gjitha institucioneve ofruese të AFP-së në Shqipëri.

Diskutimi i ndezur i paneleve midis tre aktorëve kyç të sistemit të AFP (ministria e linjës, ofruesit e AFP-së dhe projektet e zhvillimit) shërbeu si një hyrje për diskutimet tematike që pasuan gjatë dy ditëve të ardhshme. Pesë sesionet kryesore iu dedikuan: a. bashkëpunimit ndërmjet ofruesve të AFP-së dhe institucioneve partnere (duke u fokusuar jo vetëm tek sektori privat); b. diversifikimit të ofertës së AFP; c. rolit transformues të mësuesit; d. të nxënit përmes punës; e. udhëheqjes së institucioneve të AFP dhe menaxhimit të ndryshimeve. ‘Transformimi fillon nga brenda’ ishte një nga mesazhet kryesore të përqafuara nga pjesëmarrësit e Shkollës Dimërore.

Të interesuar për të mësuar përfundimet e diskutimeve konstruktive? Klikoni këtu për të shkarkuar prezantimet përfundimtare nga secili grup.

 

Share This Article: