Shkolla “Gjergj Canco” mbledh disa nga kompanitë më të mira të TIK

Shkolla “Gjergj Canco” mbledh disa nga kompanitë më të mira të TIK

Një ditë e hapur me kompanitë më të mira të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u organizua tek shkolla “Gjergj Canco” në muajin nëntor. Përfaqësuesit e bizneseve u njohën me ambientet e laboratorët e teknologjisë së fundit, stafin dhe nxënësit të cilët prezantuan projektet e tyre novatore.

Pas vizitës, Drejtoresha e shkollës, Znj. Hedie Gjoni, dhe Menaxheri i Projektit S4J, Z. Fation Dragoshi, prezantuan arritjet pozitive si dhe dy profilet e reja, Programim dhe Multimedia, të cilat u hapën për herë të parë në vitin shkollor 21-22 me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të AFP dhe Kualifikimeve dhe S4J. Kryetari i Bordit Drejtues të shkollës, Z. Tan Mezini dhe Z. Gerti Boshnjaku, Drejtues i Platformës AlbaniaTech, i ftuan bizneset të bashkëpunojnë me shkollën për një përfitim shumëpalësh. Kompanitë treguan mbi nevojat e tyre për profesionistë të TIK dhe diskutuan se si shkolla mund të furnizojë burimet e tyre njerëzore.

Në intervistën për emisionin e mëngjesit në televizionin A2 CNN, drejtoresha e shkollës, Znj. Hedie Gjoni dhe Kryetari i Bordit Drejtues të shkollës, Z. Tan Mezini, flasin mbi ditën e hapur me bizneset dhe marrëdhënien e ngushtë të shkollës me disa nga kompanitë më të mëdha në vend.

Share This Article: