Shkollat partnere diskutojnë mbi rezultatet e gjurmimit

Shkollat partnere diskutojnë mbi rezultatet e gjurmimit

Shkollat partnere të projektit “Aftësi për Punë” kanë ngritur një sistem gjurmimi në nivel ofruesi për të diplomuarit e tyre. Ky sistem gjurmimi përmbush dy qëllime të rëndësishme: a) monitorimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të diplomuarit e shkollës dhe b) vlerësimin e lidhjes (përputhshmërisë horizontale) midis arsimit dhe punës.

Të dhënat dhe rezultatet e gjurmimit përdoren për të rritur kuptueshmërinë mbi relevancën e ofertës për kualifikime duke kontribuar kështu në zhvillimin e aftësive të kërkuara nga tregu i punës dhe në pajisjen e nxënësve me njohuritë dhe aftësitë e duhura.

Procesi i gjurmimit në nivel shkolle koordinohet nga koordinatori i gjurmimit me mbështetjen e Njësisë së Zhvillimit dhe mësuesve kujdestarë, nën kujdesin e projektit “Aftësi për Punë”.

Gjatë muajve nëntor-dhjetor, koordinatorët e gjurmimit të shkollave partnere të S4J kanë bërë prezantimin e rezultateve kryesore te gjurmimit të brezit 2019-2020 tek stafi i shkollës për të mundësuar nisjen e një procesi reflektimi brenda shkollës me bazë rezultatet nga gjurmimi.

Share This Article: