Shoqatat e industrisë dhe arsimi profesional: Drejt një historie suksesi

Shoqatat e industrisë dhe arsimi profesional: Drejt një historie suksesi

Në bashkëpunim me “Aftësi për Punë”, Dhoma Ekonomike e Grave ka filluar një seri sesionesh “storytelling”/ orë të hapura për të ndarë me nxënësit e shkollave partnere eksperiencat e tyre dhe për të folur më tej mbi mundësi për praktika profesionale dhe punësim për sektorë të ndryshëm në Shqipëri.

Gjatë muajit maj u zhvilluan 5 sesione me përfaqësinë e 5 zonjave anëtare të Dhomës, përkatësisht znj. Albana Muçaj (Kryeredaktore Business Magazine në një bisedë mbi Marketingun Digjital tek shkolla “Gjergj Canco”), znj. Antonela Hako (Themeluese e kompanisë “Hako” në një bisedë me nxënës të drejtimit “Ekonomi-Biznes”, profili “Sipermarrje” tek Shkolla Teknike Ekonomike), Alma Spathara (Përfaqësuese e Hotel Castle Park dhe bashkëthemeluese e Albania Rafting Group në një bisedë me nxënës të drejtimit “Hoteleri-Turizëm” tek shkolla “Kristo Isak”), Valbona Begolli (përfaqësuese e kompanisë “Alb Group” në një bisedë me nxënës të drejtimit “Ekonomi-Biznes”, profili “Sipermarrje” tek shkolla “Salih Çeka”), Klodiana Ajazi (përfaqësuese e kompanisë “Inovess” në një bisedë me nxënës të drejtimit “Ndërtim” tek shkolla “Ali Myftiu”). Këto sesione do të ndiqen nga një cikël i gjatë sesionesh të tjera të cilat do të shtrihen përgjatë pjesës së parë të vitit akademik 2021-2022. 

This image has an empty alt attribute; its file name is DSCF1070-1024x715.jpg
Znj. Albana Muçaj në një bisedë mbi Marketingun Digjital tek shkolla “Gjergj Canco”
This image has an empty alt attribute; its file name is DSCF1075-1-1024x683.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is DSCF1089-1024x683.jpg

Ndërkohë, vijon dialogu mes S4J dhe shoqatave të industrive. Gjatë muajit qershor u zhvillua takimi me dy përfaqësues të industrisë prodhuese, respektivisht “Kraco” dhe “Megatek”, ku u fol rreth mundësive të bashkëpunimit me arsimin profesional kryesisht për praktika profesionale afatgjata dhe punësim për shkollat partnere të projektit. Ky ishte takimi i parë me dy anëtarë të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë i cili do të ndiqet nga një cikël i gjatë takimesh me përfaqesues të tjerë në muajt në vazhdim.

Share This Article: