
Më shumë të punësuar dhe të ardhura nga AFP
Si çdo vit, projekti “Aftësi për Punë” ka hartuar raportin e gjurmimit të të diplomuarve të vitit 2019. Në këtë publikim paraqiten të dhëna nga ndjekja e të diplomuarve nga institucionet partnere të AFP 1 vit pas diplomimit.
Nga ky raport vihen re tendenca pozitive që tregojnë rritjen e punësueshmërisë e të ardhurave të të diplomuarve nga arsimi dhe formimi profesional, si dhe përmirësimin e imazhit të përgjithshëm të AFP.
Numri i të atyre që diplomohen nga 6 shkolla partnere është rritur me afro 30% nga viti 2016.
Përqindja e të diplomuarve që janë në punë (12 muaj pas diplomimit) është rritur me 17% (nga 34% për të diplomuarit në vitin 2016 në 51% për të diplomuarit në vitin 2019). Numri i profesionisteve te rinj që kontribuojnë në kompanitë shqiptare nga këto 6 shkolla është dyfishuar.


Më shumë nxënës të mirë po i zgjedhin shkollat partnere të projektit. Mesatarja e nxënësve që regjistrohen në arsim profesional në klasat e 10-ta është rritur me një notë nga viti 2017 (kur projekti filloi të mbledhë këtë të dhënë).
Ndërkohë, 86% e të diplomuarve në vitin 2019 thonë që do të zgjidhnin të njëjtën shkollë.
