Rritje e pranisë së sektorit privat në AFP

Rritje e pranisë së sektorit privat në AFP

Muajt e verës nuk kanë qenë më pak produktive për S4J dhe shkollat partnere. Në kuadër të përgatitjes për vitin e ri shkollor, gjatë muajve maj – shtator është bërë një punë intensive në të gjithë partnerë të S4J për të identifikuar partnerë të rinj biznesi me qëllim sigurimin e vendeve të praktikës për nxënësit që prej fillimit të vitit shkollor.

Falë punës së Kordinatorëve të Marrëdhënieve me Bizneset dhe Njësisë së Zhvillimit në çdo shkollë me mbështetjen e projektit, janë zhvilluar takime të shumta që kanë rezultuar në partneritete me kompani të reja që do të ofrojnë praktika profesionale afatgjata. Ndër kompanitë të reja partnere nga kjo fushatë takimesh, veçojmë Kurum International, Sigal Tiranë, Lufthansa Industry Solutions, Joni Peçi Store, Neptun Shkodër, Intersig Shkodër, Medical Service Engineering Tiranë, SwissMed, Enbi Power, Dominustoft, etj. Tashmë 23 nga 100 kompanitë më të mëdha në Shqipëri janë pjesë e rrjetit të AFP.

Drejtoresha e shkollës “Ali Myftiu” duke firmosur Memorandumin e Mirëkuptimit me përfaqësues të kompanisë “Kurum International”