Stilistët e rinj po formohen tani!

Stilistët e rinj po formohen tani!

Viti i ri shkollor nisi me një bashkëpunim të ri për Shkollën Teknike Ekonomike Tiranë. Tashmë nxënësit e drejtimit “Tekstil-Konfeksione” do të kenë mundësi të zhvillojnë praktika profesionale pranë ateljesë së stilistit të njohur Joni Peçi, i cili së fundmi ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i madh i punës”.

Gjatë muajit shtator, Joni Peçi vizitoi shkollën dhe u njoh me mësuesit, nxënësit dhe ambientet e reja e moderne të shkollës, veçanërisht me laboratorët e tekstilit ku nxënësit realizojnë punë shumë të bukura. Në njëbisedë me Jonin, ai flet për përshtypjet nga vizita në shkollë:

“Përveç investimit të jashtëzakonshëm që është bërë në shkollë, vura re edhe shumë dashuri dhe kujdes nga ana e mësuesve në mënyrën se si i trajtojnë nxënësit dhe me dëshirën që ata të përfitojnë sa më shumë nga kjo shkollë. Unë do t’u ofroj nxënësve praktikën profesionale në ateljenë time, por do të përpiqem që ata të praktikojnë edhe në atelje të tjera, sepse kështu nisin të krijohen emrat e rinj të modës.”

JONI PEÇI
This image has an empty alt attribute; its file name is image00005-1024x768.jpeg
Stilisti Joni Peçi duke u dhënë nxënësve të Shkollës Teknike Ekonomike Tiranë mirëseardhjen ditën e parë të shkollës

Me fillimin e vitit të ri shkollor, nxënësit e drejtimit “Tekstil-Konfeksione” vizituan ambientet e ateljesë së Joni Peçit, ku aktualisht janë duke zhvilluar praktikën profesionale. Joni do të njihet edhe me shkollat e tjera partnere të S4J të cilat ofrojnë këtë drejtim.

Share This Article: