Swisscontact Shqipëri bashkëpunon me Microsoft-in për organizimin e “Orës së Kodimit”

Swisscontact Shqipëri bashkëpunon me Microsoft-in për organizimin e “Orës së Kodimit”

Në projektin ‘Aftësi për Punë’ S4J, ne e vlerësojmë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) si një shteg tërheqës për karrierën e të rinjve dhe të rejave. Me modernizimin e vazhdueshëm të teknologjisë dhe zgjerimin e saj në çdo fushë të jetës dhe të biznesit, është e domosdoshme që nxënësit e rinj të përftojnë aftësitë e duhura kompjuterike.

Për të rritur ndërgjegjësimin për shkencat kompjuterike në rradhët e nxënësve të shkollave, për të dytin vit rradhazi, Swisscontact, përmes projektit “Aftësi për Punë”, po bashkëpunon me Microsoft dhe ICTSlabs në organizimin e aktiviteteve të ‘Orës së Kodimit’ në të gjithë Shqipërinë. Në shkollat partnere të S4J, aktivitetet kanë filluar në muajin dhjetor dhe do të zgjasin deri në janar 2019. Në vend të trajnerëve të Microsoft-it, janë nxënësit e trajnuar të shkollave ata që do të organizojnë aktivitete për nxënësit e tjerë të shkollës dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare të qytetit.

Swisscontact ndan të njëjtin vizion me Code.org (agjenci jofitimprurëse, nismëtare e ‘Orës së Kodimit’) për përhapjen e përdorimit të shkencave kompjuterike në shkolla dhe rritjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe pakicave të nënpërfaqësuara në këtë sektor. 10% e të gjithë nxënësve në botë kanë marrë pjesë në fushatën ‘Ora e Kodimit’ në vitin 2017.

Share This Article: