Takimet rajonale të biznesit: Sjellim më pranë AFP me sektorin privat
21 Nën 2023
Projekti “Aftësi për Punë” ka mbështetur zhvillimin e katër takimeve me kompanitë partnere të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Këto takime kanë si qëllim të krijojnë një rrjet të fortë të kompanive të sektorit privat në nivel rajonal, që advokojnë dhe planifikojnë veprime për zhvillimin e AFP.
Ky rrjet do të shërbejë si bazë për Aleancën Shqiptare të Praktikave Profesionale. Gjithashtu, do të përforcojë partneritetet efektive midis ofruesve të AFP dhe Rrjeteve të Biznesit Rajonal nëpërmjet promovimit të AFP dhe identifikimit të nevojave të biznesit për aftësi duke përmbushur hapësirën midis arsimit dhe kërkesave të industrisë.