Trajnimi i koordinatorëve të Zhvillimit të Vazhduar Profesional në Njësinë e Zhvillimit

Trajnimi i koordinatorëve të Zhvillimit të Vazhduar Profesional në Njësinë e Zhvillimit

Përgjatë periudhës gusht – tetor u zhvillua “Trajnimi Kombëtar i Koordinatorëve për funksionin e Zhvillimit të Vazhduar Profesional në Njësinë e Zhvillimit”, duke përfshirë edhe koordinatorët e shkollave jo partnere të projektit. Programi u monitorua nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), u koordinua dhe u mbështet nga projekti “Aftësi për Punë” (S4J). Trajnimi kishte një kohëzgjatje prej 66 orë (trajnim i drejtëpërdrejtë/ sinkron 30 orë dhe punë individuale/ asinkron 36 orë) dhe u kapacituan 44 koordinatorë të zhvillimit të vazhduar profesional në nivel kombëtar. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte aftësimi i koordinatorëve rreth funksionit që ata kryejnë në institucionet arsimore. Trajnimi u realizua në 5 (pesë) module ku tematikat kryesore fokusoheshin në: rolin e koordinatorit të ZHVP; aspektet e komunikimit, moderimit dhe bashkëpunimit midis koordinatorit të ZHVP dhe mësimdhënësve; analizën e nevojave për trajnim; planifikimin dhe realizimin e veprimtarive për ZHVP të mësimdhënësve në AFP; si dhe në mbështetjen për mësimdhënësit e rinj (mentorimin). Të gjitha materialet e trajnimit u digjitalizuan në platformën edukative MësoVet, duke krijuar dhe kursin e parë virtual për këtë target grup (https://mesovet.al/course/view.php?id=491 ).  

Trajnimi u fokusua në dhënien e njohurive të reja, por edhe zgjidhjes së problematikave që koordinatorët kishin hasur gjatë ushtrimit të funksionit të tyre. Pikërisht, dinamikat e problematikave të ndeshura, nxiti edhe nismën e krijimit të një Komuniteti Virtual midis Koordinatorëve të ZHVP, me qëllimin për të shkëmbyer përvoja me kolegët apo të diskutohet mbi çështje që implikojnë rolin dhe funksionin e koordinatorit. Rrjeti profesional virtual, në platformën facebook, titullohet: “Koordinatorët e Zhvillimit të Vazhduar Profesional” (https://www.facebook.com/groups/586175589290801/

Share This Article: