Vizitë studimore në Zvicër

Vizitë studimore në Zvicër

Në datat 15-16 prill, delegacioni shqiptar i përbërë nga Zv.Minstri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), përfaqësues nga MEKI, drejtorët e përgjithshëm të AKPA dhe AKAFPK, si dhe përfaqësues nga projekti “Aftësi për Punë”, mori pjesë në një vizitë studimore në Zvicër, me fokus eksplorimin e sistemit të arsimit profesional dhe modelit dual që promovon Zvicra me qëllim identifikimin e elementëve që mund të transferohen në sistemin shqiptar të AFP-së.

Delegacioni shqiptar pati mundësinë të njihej me praktikat e mira të sistemit dual në Zvicër dhe diskutonte mbi mundësitë dhe potencialin për zbatimin e sistemit dual në Shqipëri, si dhe rolin dhe angazhimin e sektorit privat në këtë drejtim. Vizita u organizua nga projekti ‘Aftësi për punë’ S4J, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) dhe zbatuar nga Swisscontact Shqipëri. 

Në datën 15 prill, në ambientet e Universitetit të St.Gallen, u zhvillua një workshop me fokus në aspektet teknike të zbatimit të sistemit dual në Shqipëri, nën moderimin e Prof. Dr. Dieter Euler dhe Prof.Dr. Bernadette Diliger nga Instituti i Edukimit të Biznesit dhe Menaxhimit të Arsimit (IWP-HSG) i Universitetit St.Gallen. Në datën 16 prill, delegacioni vizitoi shkollën profesionale GBS St.Gallen (Gewerbliche Berufsschule St. Gallen), ku drejtori i shkollës, Z.Daniel Kehl dhe stafi i tij, prezantuan sistemin zviceran të AFP-së dhe shkollën e tyre. Nxënës të shkollës gjithashtu prezantuan rrugëtimin e tyre dhe përvojat si praktikantë në biznese. Përfaqësuesit e ITQ Group, treguan përvojën e Makethon, eventit inovativ arsimor ku mbi 900 pjesëmarrës dhe talente nga universitetet dhe shkollat profesionale mblidhen për të krijuar prototipe teknologjike dhe zgjidhje innovative në një kohë të shkurtër.  Vizita përfshiu edhe takime në dy kompani që angazhojnë praktikantë dhe aplikojnë sistemin dual. Starrag Group, në Rorschacherberg, një kompani lider në tregun global në prodhimin e mjeteve të precizionit të lartë për kompanitë në sektorin e aviacionit, energjisë, mikromekanikës dhe transportit. Ndërkohë, programi përfundoi me vizitën tek zyrat e Libs në Heerbrugg, një kompani lider trajnimi, që menaxhon të gjithë zinxhirin e procesit të rekrutimit dhe kapacitimit të praktikantëve për t’i përgatitur për kompanitë zvicerane. Me rreth 1,100 praktikantë Libs është shoqata më e madhe e trajnimit ne industrinë e inxhinierisë mekanike dhe elektrike në Zvicër.

Share This Article: