Të ndryshojmë mësimdhënien përmes mendësisë së rritjes

Të ndryshojmë mësimdhënien përmes mendësisë së rritjes

Çfarë është mendësia e rritjes?

Mendësitë janë mënyrat sesi nxënësit perceptojnë aftësitë e tyre.

Nxënësit me mendësinë e ngurtësimit besojnë se inteligjenca e tyre dhe talenti janë cilësi të lindura dhe që nuk ndryshojnë (“Unë nuk e mësoj dot matematikën”). Zakonisht këta nxënës shqetësohen sepse nuk duken të zgjuar, nevrikosen nga gabimet, dhe heqin dorë lehtë nga veprimtaritë e vështira. Nxënësit me mendësinë e rritjes besojnë se aftësitë mund të ndryshojnë si pasojë e përpjekjeve, këmbënguljes dhe praktikës (“Matematika është e vështirë, por, nëse vazhdoj të përpiqem mund të përmirësohem”). Nxënësit me mendësinë e rritjes i shohin gabimet si mënyra për të mësuar, përqafojnë sfidat, dhe këmbëngulin kur përballen me vështirësi.

Roli i mendësisë së rritjes në proceset e mësimdhënies dhe të të nxënit

Mendësia e rritjes ndikon si proceset e mësimdhënies dhe ato të të nxënit. Në mënyrë që t’i mësoni nxënësve tuaj të mendojnë dhe veprojnë sipas mendësisë së rritjes, ju, mësuesit, duhet ta përqafoni vetë këtë mendësi.

Mësuesit e shkëlqyer besojnë në rritjen e intelektit dhe talentit. Ata janë entuziastë për procesin e të nxënit dhe të dashuruar pas dijes.

Mësuesit me mendësinë e ngurtësimit e shohin veten si produkt përfundimtar. Roli i tyre është vetëm t’i ndajnë njohuritë që zotërojnë me të tjerët. Nga ana tjetër, mësuesit me mendësinë e rritjes përdorin teknikat në figurën e mësipërme për të ndihmuar nxënësit të tejkalojnë sfidat.

Nxënësit kanë mundësinë të mësojnë që aftësitë e tyre nuk janë statike, dhe që ata mund të korrin sukses nëse kanë vullnet, përpiqen dhe nuk heqin dorë. Si rrjedhojë, kjo mund të ketë efekte pozitive drastike gjatë viteve të tyre të shkollimit, por edhe në mjediset e punës në të ardhmen pasi mësojnë se si të përballojnë sfidat dhe tejkalojnë vështirësitë.

Ndaj, edukimi i brezave me mendësinë e rritjes sot është domosdoshmëri.

Share This Article: