Vlerësimi mes shokësh: një mënyrë fantastike që nxënësit tuaj të përmirësohen

Vlerësimi mes shokësh: një mënyrë fantastike që nxënësit tuaj të përmirësohen

Një metodë fantastike e cila ndihmon nxënësit tuaj të mësojnë dhe përmirësohen është dhe rishikimi i detyrave të njëri-tjetrit.

 Shpesh herë mund të ndodhi që nxënësit të mos e pëlqejnë feedback-un apo kritikat rreth një detyre. Por ky qëndrim ndryshon kur vlerësimi i vjen nga bashkëmoshatarët e tyre. Për këtë arsye ju si mësues duhet t’i angazhoni nxënësit tuaj në aktivitete të tilla – të rishikojnë një detyrë, një projekt, një provim të një shoku/shoqeje të klasës dhe ta vlerësojnë atë duke dhënë komente për përmirësim. Kjo jo vetëm ndihmon nxënësit të formulojnë ide të qarta dhe të japin feedback konstruktiv tek bashkëmoshatarët e tyre, por i ndihmon ata të mësojnë nga punët e njëri-tjetrit.

Çfarë duhet të bëni ju si mësues për ta përmirësuar këtë proces?

  1. Informoni nxënësit se vlerësimi mes shokësh nuk ndikon në notat e lëndës por përdoret për të ndihmuar njeri-tjetrin të përmirësohen dhe të aftësohen. Ata duhet të kuptojnë se rishikimi i punës së tyre nga nxënësit ë tjerë nuk nxjerr në dukje gabimet e tyre, përkundrazi i ndihmon në procesin e të mësuarit.
  2. Jepini nxënësve kohë për t’u përgatitur për rishikimin e detyrave dhe bëjani të qarta çfarë aspektesh duhet të vlerësojnë.  Në këtë mënyrë nxënësit binden se ky proces synon realisht përmirësimin e punës së tyre.
  3. Orientoni nxënësit tuaj për gjuhën që duhet të përdorin gjatë vlerësimit. Ata duhet të identifikojnë jo vetëm aspekte të cilat duhet të përmirësohen, por edhe aspekte të cilat janë zhvilluar mirë. Kjo e bën vlerësimin më të plotë.
  4. Krijoni një format të cilin nxënësit duhet ta ndjekin për rishikimin dhe vlerësimin e detyrave të shokëve/shoqeve të tyre. Kjo do t’i ndihmojë ata të organizojnë mendimet. Në të mund të shënoni elementët që nxënësit duhet të vlerësojnë, por, nuk duhet të jetë kufizuese. Çdo nxënës mund ta riformulojë formatin sipas nevojës.
  5. Zhvilloni një orë të dedikuar për prezantimet e detyrave dhe dhënies së feedback-ut. Nxënësit do t’i ndihmojë shumë sesi të paraqesin ide dhe të argumentojnë mendimet e tyre. Formatet e vlerësimit ndahen me e-mail ose të fotokopjuara me nxënësit që janë vlerësuar dhe priten përmirësimet përkatëse.
Share This Article: