
Shkolla Fan Noli – Shkolla më e re partnere e projektit Aftësi për punë
Këtë vit të ri Akademik ne kemi zgjeruar suportin tonë duke përfshirë në listen e shkollave partnere, shkollën Teknologjike të Informacionit dhe Komunikimikimit “Fan Noli” në Korcë. Më 2 Dhjetor 2022 është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit duke e bërë Shkollën Fan Noli, zyrtarisht një nga shkollat partnere të projektit “Aftësi për punë”.
Objektivi kryesor i Projektit “Aftësi për punë” ishte transformimi rrënjësor i kësaj shkolle dhe për të arritur këtë duhej të fillonim punën tonë duke zbarkuar të gjithë si skuadër për një periudhë 2-javore në Korçë. Së bashku me stafin e shkollës ne ndërtuam nje plan të përbashkët pune me objektiva që preknin ndryshimin e shkollës ne 360 gr..
Ndër prioritetet kryesore të planit përfshinë,
➡️Zhvillimi i marrëdhënieve me biznesin duke sjellë biznesin në shkollë,
➡️Përmirësimin e infrastrukturës në disa nga mjediset e shkollës,
➡️Diversikimin e ofertës mësimore në përputhje me nevojat e tregut të punës,
➡️Znvillimin e marketingut të institucionit,
➡️Intensifikimin e punës për gjurmimin në nivel ofruesi dhe;
➡️Nisjen e praktikave profesionale në biznes.
Fill pas këtij seminari Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, Koordinatorja Rezidente e Kombeve të Bashkuara Fiona McCluney, si dhe Drejtori i Swisscontact Shqipëri Jan van Montfort vizituan Shkollën Profesionale TIK “Fan Noli” në Korçë. Gjatë kësaj vizite ne prezantuam iniciativat që do të ndërmerren si pjesë e procesit të tranformimit të shkollës, ndërkohë që Ambasadorja Huber, shkëmbeu ide dhe mendime me nxënësit, mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës, Znj. Julita Bimbli.
Në sytë e nxënësve të shkollës plot shpresë, ne gjetëm motivimin qe na duhej për të filluar një mision të gjatë pune i cili rezultoi me suksese të mëdha që në dy javët e para. Koordinatori i biznesit të shkollës së bashku me pjestarë të ekipit të projektit Aftësi për Punë, zhvilloi mbi 60 takime me biznese të ndryshme në Korçë. Sot vetem 6 javë me vonë, numërojmë 23 marrëveshje të firmosura me bizneset në Korçë, të cilët janë të gatshëm për të mirëpritur nxënësit e shkollës Fan Noli, të fillojnë hapat e tyre të para të karrierës në praktikë pune në biznes. Puna mbi përmirësimin e infrastrukturës ka filluar, duke ndërtuar një plan të detajuar arkitektonik për ta bërë shkollën Fan Noli, një mbjent të përshtatshëm dhe motivues për nxënësit e kësaj shkolle.