A project of the Swiss Agency for Development and Cooperation SDC

Analiza e situatës dhe nevojave të institucioneve të AFP-së për modernizimin përmes TIK

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe Agjencinë Kombëtare  të Punësimit dhe Aftësive po ndërmerr një reformë për digjitalizimin dhe  modernizimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional për 8 vitet në vazhdim, nëpërmjet përdorimit të teknologjise së informacionit dhe komunikimit në procesin mësimor dhe në menaxhimin e institucioneve tuaja. 
Kjo do realizohet me mbështetetjen teknike të projektit S4J “Aftësi për Punë” sipas një plan veprimi të miratuar nga MFE.
Si hap i parë i këtij plani është analiza e gjendjes aktuale të institucioneve të AFP-së duke shqyrtuar jo vetëm infrastrukturën dhe  kapacitetetet ekzistuese të institucioneve tuaja, por edhe nevojat, motivimin, pritshmëritë dhe planet që keni për modernizmin e Arsimit dhe Formimit Profesional përmes TIK.  Për këtë, është hartuar një pyetësor, gjetjet e  të cilit do të shërbejnë si bazë për të analizuar gjëndjen dhe  planifikuar mbështetjen e nevojshme për çdo ofrues të AFP-së në vend. Për çdp pyetje, paqartësi apo informacion ju lutem kontaktoni në email: [email protected].

Gjeni më poshtë videon orientuese për plotësimin e pyetësorit dhe Link për të shkarkuar dokumentin e pyetësorit në Word:

Së bashku me pyetësorin, janë në dispozicion edhe dy materiale mbështetëse në formatin e videove shpjeguese dhe në PDF.

1- Modele dhe metoda të pershtatura për modernizimin përmes TIK në AFP

2- Oferta e trajnimeve për modernizimin përmes TIK

Regjistrimin e takimit për shpjegimin e pyetësorit e gjeni si më poshtë: