3 Mjete digjitale për klasën tuaj

3 Mjete digjitale për klasën tuaj

Përdorimi i teknologjisë në arsim nxit kuriozitetin e nxënësve, rrit angazhimin e tyre dhe sjell një mësim dhe kuptim më të mirë. Këta faktorë janë përparësi për çdo mësues që dëshiron të jetë efektiv dhe sot ata mund ta arrijnë këtë lehtësisht duke përdorur mjetet digjitale në klasë.

Këto janë 3 mjete novatore digjitale për klasën tuaj që nxisin përgjegjësinë, marrëdhëniet dhe respektin dhe mund të përdoren nga mësuesit dhe nxënësit.

Visme

• i përshtatshëm për nxënësit dhe mësuesit

Një mjet fantastik digjital për klasën i cili u siguron mësuesve dhe nxënësve mjetet e nevoshme për të krijuar infografe, prezantime, raporte dhe më shumë materiale me përmbajtje vizuale. Visme ofron të gjitha llojet e modeleve dhe burimeve grafike për të ndihmuar në vizualizimin e çdo lloj të dhëne ose detyre. Ju gjithashtu mund të fusni video, të bëni animacione, të fusni linke, etj.

Piktochart

• i përshtatshëm për nxënësit dhe mësuesit

Piktochart është një mjet i shkëlqyer digjital që mund të përdoret si nga mësuesit ashtu dhe nga nxënësit për qëllime të ndryshme arsimore. Ky mjet ju lejon të krijoni infografe, prezantime, postera dhe më shumë materiale vizuale. Eshtë perfekt për aktivitete në klasë, si dhe për aktivitete në shtëpi. Ai ofron plane të veçanta për ekipet arsimore me më shumë se 25 persona, e cila në thelb është kategoria në të cilën ju dhe nxënësit tuaj hyni.

Schoology

  • për nxënësit, mësuesit dhe prindërit

Schoology është një sistem i menaxhimit të të mësuarit, ai ofrohet falas dhe i lejon mësuesit të krijojnë dhe shpërndajnë materiale, të japin vlerësime, të ndjekin progresin, etj. Me Schoology ju mund të bëni gjithçka që bëni në Google Classroom, plus më shumë karakteristika. Ju mund të organizoni përmbajtje shumë më lehtë, të vendosni multimedia brenda përshkrimit të detyrës, të regjistroni audio ose video brenda platformës, të keni një libër notash dhe shumë më tepër.

/Graphicmama

Share This Article: