Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC

Rreth nesh

“Aftësi për Punë” (S4J) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar në Shqipëri nga organizata Swisscontact. Projekti ka për qëllim modernizimin e arsimit dhe formimit profesional (AFP) përmes digjitalizimit, inovacionit dhe nxitjes së një sistemi gjithëpërfshirës e më cilësor. S4J po punon për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të AFP‑së që u përgjigjet kërkesave të tregut të punës dhe u ofron të rinjve mundësi reale për zhvillim profesional.

Aktualisht, projekti ndodhet në Fazën e 3‑të (Korrik 2023 – Qershor 2027), ku fokusi është zhvillimi, konsolidimi dhe transferimi i gjashtë objekteve kryesore të inovacionit:

  • Digjitalizimi i ofertës së arsimit dhe formimit profesional (AFP) 
  • Përmirësimi i proceseve dhe strukturave të brendshme të shkollave profesionale
  • Modelet e zhvillimit të vazhdueshëm profesional 
  • Marrëdhëniet me bizneset dhe partnerët 
  • Cilësia e të nxënit përmes punës 
  • Diversfikimi i ofertës dhe zhvillimi i aftësive

Në kuadër të kësaj faze, S4J po mbështet Qeverinë Shqiptare në zbatimin e iniciativës për arsimin dual, një model që po shndërrohet në një mekanizëm të fuqishëm lidhës mes shkollës dhe tregut të punës. Arsimi dual ndërthur mësimin teorik në shkollë me punën e strukturuar në kompani, duke i pajisur nxënësit me kompetenca konkrete, përvojë reale dhe një kuptim të qartë të profesionit që ndjekin. Ky model po ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësitë, të rrisin punësueshmërinë dhe të ndërtojnë baza të qëndrueshme për karrierën e tyre.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me shkollat profesionale, bizneset dhe institucionet publike, S4J po kontribuon në krijimin e një sistemi modern dhe efikas të arsimit dual në Shqipëri, duke e shndërruar atë në një motor zhvillimi për të rinjtë dhe për ekonominë e vendit.

Rreth nesh - Skills for Jobs S4J
Vizioni - Skills for Jobs S4J

Vizioni

Qëllimi kryesor i projektit “Aftësi për Punë” (S4J) është që t’u ofrojë të rinjve në Shqipëri arsimin dhe formimin më të mirë profesional. Aftësitë më të mira do t’i ndihmojnë të rinjtë që të gjejnë një punë që e adhurojnë dhe që paguhet mirë.

Mësoni më shumë se çfarë bëjmë

Partnerët

Kompani

Ekipi ynë

ARGJENTINA GRAZHDANI

Drejtuese për Shqipërinë, Swisscontact

 

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

FATION DRAGOSHI

Menaxher Projekti

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

ALEKA PAPA

Zv/Menaxhere Projekti &

Menaxhere për Qëndrueshmërinë

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

ELTON JORGJI

Ekspert i Lartë për Arsimin Profesional Dual

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

MIGENA KAPLLANAJ

Eksperte e Lartë për Zhvillimin Organizativ dhe të Nxënit Gjatë Gjithë Jetës

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

ERIOLA SHINGJERGJI

Eksperte e Lartë për Digjitalizimin në AFP

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

AURORA MARKU

Eksperte e Lartë për Cilësinë e të Nxënit Përmes Punës

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

OLTJON VALISI

Ekspert i Lartë për Arsimin Profesional Dual

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

JONIDA JANI

Eksperte e Lartë për Marrëdhëniet me Bizneset dhe Partnerët dhe Diversifikimin e Ofertës

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

ERKA ÇARO

Mbështetje Teknike

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

JONA XHUFI

Eksperte e Komunikimit për Zhvillim

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

IRMA SEMINI

Monitorimi dhe Vlerësimi (M&E)

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

STELJANA SHIBA

Shefe e Financës për Projektin S4J dhe Zyrën Lokale në Shqipëri

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

MANJOLA MARTIRI

Shefe e Administratës për Projektin S4J dhe Zyrën Lokale në Shqipëri dhe Mbështetje për Akuzicion për Rajonin (EAE)

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

RISELDA DANI

Specialiste e Lartë e Administratës për Projektin S4J dhe Specialiste e Administratës dhe Financës për Rajonin (EAE)

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

NENSI BUSHATI

Specialiste e Financës (Projekti S4J)

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

EDUART DOMI

Specialist i Logjistikës, Shofer dhe Ndihmës IT

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

Bashkëpunëtorët

SYABHIT SHKRELI

Bashkëpunëtor për Kreativën dhe Komunikimin

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

PAMELA META

Bashkëpunëtore

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

Përfituesit

Rezultatet deri më sot

  • AKSESI NË AFP

    17.177 nxënës dhe kursantë kanë përfituar nga projekti S4J.
    (Në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Beratit)

  • MË SHUMË TË DIPLOMUAR QË PUNËSOHEN

    Një vit pas diplomimit, 71% e të diplomuarve në 2024 ishin të punësuar krahasuar me 34% në 2016.

     

  • PUNËSIM MË I LARTË I VAJZAVE TË DIPLOMUARA NGA ARSIMI PROFESIONAL

    Në 2024, 47.1% e vajzave të diplomuara nga shkollat partnere kanë qenë të punësuara, krahasuar me 32% në 2019.

  • TRANZICION MË I SHPEJTË NGA SHKOLLA NË PUNË

    71.8% e të diplomuarve në vitin 2024 kanë gjetur punë para diplomimit dhe 89% kanë siguruar punë brenda tre muajve.

  • RELEVANCA E PUNËS

    54.8% e të diplomuarve në vitin 2024 tashmë punojnë në vende pune më të përshtatshme me profilin e studimit, duke treguar një përputhje më të mirë me drejtimin e ndjekur.

  • BASHKËPUNIM I SUKSESSHËM ME BIZNESIN

    1,142 kompani bashkëpunojnë me institucionet partnere të projektit që nga Faza 1, duke pritur nxënës dhe kursantë në praktika profesionale. Më shumë biznese angazhohen në ofertën e AFP-së përmes pjesëmarrjes në provimet e nivelit, dhënies së leksioneve dhe sesioneve të ndarjes së përvojave.

  • MË SHUMË NXËNËS NË PRAKTIKË

    12,853 nxënës janë përfshirë në të nxënit në vendin e punës (praktika profesionale) në kompani, në 10 ofrues të AFP-së që nga Faza 2.

  • ZGJERIMI I ARSIMIT DUAL

    203 nxënës u regjistruan në programe duale (12 klasa), ku 94% e tyre shprehën kënaqësi me përvojën e tyre në arsimin dual (viti akademik 2024–25).

    10 ofrues të AFP-së u mbështetën për krijimin dhe zbatimin e programeve duale (në 6 rajone – Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan) gjatë vitit akademik 2024–25.

  • ZBATIMI I KUALIFIKIMEVE DUALE

    U zbatuan 5 kualifikime duale: Kuzhinë, Shërbime Elektro-Auto, Recepsion, Multimedia, Instalim dhe Mirëmbajtje e Linjave të Tensionit të Ulët, të Mesëm dhe të Lartë.

  • OFRIMI I PROGRAMEVE DUALE

    124 mentorë nga kompanitë u angazhuan në zbatimin e programeve të duale për të ofruar mentorim cilësor në kompani. 87% e tyre u shprehën të kënaqur me përvojën si mentorë gjatë vitit akademik 2024–25.

  • ANGAZHIM I KOMPANIVE TË MËDHA NË ARSIMIN DUAL

    114 kompani në Shqipëri kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi dhe bashkëpunojnë me ofruesit partnerë të S4J për zbatimin e programeve të arsimit dual.

  • INTENSIFIKIMI I DIALOGUT MES OFRUESVE TË AFP-SË DHE KOMPANIVE

    Përfaqësues të bizneseve nga industri të ndryshme kontribuojnë në përmirësimin e ofertës së AFP-së përmes tryezave lokale të dialogut me bizneset, të organizuara çdo vit.

  • MENAXHIM INSTITUCIONAL I PËRMIRËSUAR DHE STRATEGJIK

    10 ofrues partnerë u mbështetën për të përmirësuar planifikimin afatmesëm dhe vjetor përmes mentorimit dhe trajnimeve.

  • NJËSI ZHVILLIMI TË KONSOLIDUARA 

    Njësitë e Zhvillimit dhe strukturat e brendshme të ofruesve partnerë u përmirësuan përmes mentorimit të përshtatur dhe shkëmbimit të përvojave. Në vitin akademik 2024–25, 70% e nxënësve në 6 ofrues partnerë të S4J u shprehën të kënaqur me cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Njësitë e Zhvillimit.

  • MBËSHTETJA E MODERNIZIMIT TË AFP-SË NË SHQIPËRI

    S4J ka mbështetur hartimin dhe zbatimin e udhëzuesit: “e-VET@Albania 2030 – Një udhërrëfyes për modernizimin e AFP-së shqiptare të mbështetur nga TIK”, si pjesë e Strategjisë Kombëtare 2023 -2030.

  • INOVACION NË PROCESIN E MËSIMDHËNIES DHE TË NXËNIT

    Në total, platforma MësoVET numëron 18,766 përdorues. Aplikacioni mobile MësoVET u lançua dhe u bë i aksesueshëm për përdoruesit Android dhe iOS, duke përfshirë edhe funksionin offline. Materiale digjitale mësimore janë të disponueshme në MësoVET për 220 lëndë dhe module profesionale, përfshirë 17 module të zhvilluara për programet e arsimit dual.

  • INFRASTRUKTURË MODERNE

    Janë kryer investime në infrastrukturë bazuar në nevojat dhe mundësitë, duke përfshirë 77 klasa të mësimit të kombinuar.

Swisscontact

Swisscontact është një organizatë zvicerane e pavarur, me orientim drejt biznesit, që synon bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim. E përfaqësuar në 36 vende, me 123 projekte dhe mbi 1100 të punësuar, promovon që nga viti 1959 zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.

Swisscontact Worldwide - Skills for Jobs S4J

FAQ

“Aftësi për Punë” (S4J) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Swisscontact që synon modernizimin e sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri, duke e bërë atë më cilësor, gjithëpërfshirës dhe më të lidhur me nevojat e tregut të punës. Projekti mbështet shkollat profesionale në zhvillimin e praktikave të reja të mësimdhënies, digjitalizimin, forcimin e bashkëpunimit me bizneset dhe përmirësimin e mundësive të punësimit për të rinjtë.

Në fazën e tretë (2023–2027), S4J fokusohet në konsolidimin dhe përhapjen e modeleve të suksesshme në sistemin e AFP-së, përfshirë arsimin dual, zhvillimin e marrëdhënieve me biznesin, të mësuarit në vendin e punës dhe përmirësimin e ofertës profesionale.

Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) aktualisht bashkëpunon me 11 ofrues të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në disa rajone të Shqipërisë: Tiranë, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Dibër, Berat, Korçë dhe Vlorë.

Rrjeti i S4J është zgjeruar së fundmi me katër shkolla të reja profesionale: shkollën “Nazmi Rushiti” në Dibër, shkollën “Stiliano Bandilli” në Berat, Shkollën Teknike në Korçë dhe shkollën “Arben Broci” në Shkodër.

Shkollat partnere janë mbështetur për:

  • zhvillimin e marrëdhënieve me biznesin;
  • zbatimin e praktikave profesionale në kompani;
  • përmirësimin e proceseve të menaxhimit;
  • përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies;
  • zhvillimin e programeve të arsimit dual.

Arsimi profesional dual është një model ku nxënësit kombinojnë mësimin teorik në shkollë me përvojën praktike në kompani. Në këtë model, një pjesë e rëndësishme e formimit zhvillohet në mjedise reale pune, nën udhëheqjen e profesionistëve të biznesit dhe mësuesve të praktikës. Në Shqipëri, modeli i arsimit dual parashikon që nxënësit të zhvillojnë zakonisht dy ditë në javë mësim teorik në shkollë dhe tre ditë në javë punë në kompani.

Ky model krijon një lidhje më të fortë mes shkollës dhe tregut të punës, duke u mundësuar të rinjve të fitojnë aftësi konkrete profesionale, përvojë pune dhe një përgatitje më të mirë për punësim. Në të njëjtën kohë, bizneset kontribuojnë në formimin e një fuqie punëtore të kualifikuar, në përputhje me nevojat e tyre.

Arsimi profesional u ofron të rinjve mundësinë të zhvillojnë aftësi profesionale dhe praktike përmes kombinimit të mësimit teorik me trajnimin në praktikë. Kjo qasje i pajis nxënësit me njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për profesionin e tyre, duke i përgatitur më mirë për kërkesat e tregut të punës.

Nxënësit zhvillojnë aftësitë praktike me mbështetjen dhe udhëzimin e vazhdueshëm të profesionistëve të fushës, duke mësuar drejtpërdrejt në mjedise reale pune. Që në moshë të re, ata krijojnë lidhje me tregun e punës dhe përfitojnë nga përvoja dhe mentorimi i përfaqësuesve të suksesshëm të biznesit.

Arsimi profesional krijon mundësi për punësim cilësor, paga konkurruese, zhvillim në karrierë dhe përparim drejt pozicioneve drejtuese e menaxheriale. Përmes përvojës praktike, të rinjtë zbulojnë më mirë interesat dhe aftësitë e tyre, duke bërë zgjedhje më të informuara për të ardhmen profesionale.

Të diplomuarit janë më të përgatitur për t’u integruar shpejt në tregun e punës ose për të krijuar aktivitetin e tyre të pavarur në profesione që përputhen me aftësitë dhe kualifikimet e tyre. Njëkohësisht, arsimi profesional u ofron një bazë të fortë teorike dhe praktike për ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në arsimin e lartë.

Kërkesa për profesionistë të kualifikuar në sektorë të ndryshëm është në rritje të vazhdueshme. Modernizimi dhe digjitalizimi i ekonomisë kërkojnë të rinj me aftësi bashkëkohore, njohuri teknike dhe përvojë praktike.

Në Shqipëri, arsimi profesional mbështetet edhe nga vende me traditë të konsoliduar në këtë fushë, si Zvicra, Gjermania dhe Austria. Këto vende e kanë konsideruar prej kohësh arsimin profesional një rrugë të rëndësishme për zhvillimin e aftësive profesionale dhe kompetencave të nevojshme për jetën dhe karrierën.

Institucionet e Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) që janë partnere të projektit “Aftësi për Punë” (S4J) kanë krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi me kompani partnere, përfshirë disa nga bizneset më të suksesshme në rajonet e tyre, të cilat ofrojnë mundësi për praktika profesionale afatgjata për nxënësit.

Bazuar në modelin e praktikës profesionale të zhvilluar nga S4J, nxënësit marrin orientim dhe këshillim për karrierën si nga mësuesit e shkollës, ashtu edhe nga mentorët e kompanive. Ky proces i ndihmon ata të kuptojnë më mirë aftësitë, interesat dhe prirjet e tyre, si dhe të zgjedhin drejtimet arsimore dhe pozicionet e punës që përputhen më mirë me potencialin e tyre.

Nxënësit mbështeten gjithashtu gjatë gjithë procesit të aplikimit për praktikën profesionale. Gjatë Panairit të Praktikave Profesionale të organizuar nga shkolla, ata njihen me kompani të ndryshme, mësojnë për mundësitë që ato ofrojnë dhe zhvillojnë intervista me përfaqësuesit e bizneseve.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes prindit/kujdestarit, shkollës dhe kompanisë, nxënësi mund të fillojë praktikën profesionale në kompani, duke fituar përvojë të vlefshme në një mjedis real pune dhe duke zhvilluar aftësi konkrete profesionale.

Institucionet partnere të projektit “Aftësi për Punë” (S4J) janë mbështetur nga projekti me infrastrukturën dhe teknologjinë e nevojshme për zhvillimin e një modeli të të nxënit që kombinon mësimin në klasë me atë online.

Në disa shkolla profesionale janë ngritur klasa të mësimit të kombinuar (blended learning) dhe infoteka (salla të pajisura me kompjutera), ku nxënësit mund të zhvillojnë projekte online, të përdorin burime digjitale dhe të punojnë në mënyrë më interaktive.

Platforma MësoVET, e zhvilluar nga projekti, mundëson mësimin në distancë dhe pasurohet vazhdimisht me materiale të reja digjitale për të mbështetur procesin mësimor.

Përdorimi i platformës është rritur ndjeshëm dhe tashmë ajo përdoret jo vetëm nga shkollat partnere të S4J, por edhe nga institucione të tjera të Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri.