Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Çfarë është “Aftësi për Punë” (Skills for Jobs – S4J)? - Featured Image

Çfarë është “Aftësi për Punë” (Skills for Jobs – S4J)?

“Aftësi për Punë” (S4J) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Swisscontact që synon modernizimin e sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri, duke e bërë atë më cilësor, gjithëpërfshirës dhe më të lidhur me nevojat e tregut të punës. Projekti mbështet shkollat profesionale në zhvillimin e praktikave të reja të mësimdhënies, digjitalizimin, forcimin e bashkëpunimit me bizneset dhe përmirësimin e mundësive të punësimit për të rinjtë.

Në fazën e tretë (2023–2027), S4J fokusohet në konsolidimin dhe përhapjen e modeleve të suksesshme në sistemin e AFP-së, përfshirë arsimin dual, zhvillimin e marrëdhënieve me biznesin, të mësuarit në vendin e punës dhe përmirësimin e ofertës profesionale.