Si performojnë maturantët dhe të diplomuarit nga AFP?

Si performojnë maturantët dhe të diplomuarit nga AFP?

Në periudhën 3-20 maj 2021, të gjithë shkollat partnere të projektit S4J zhvilluan procesin e para-gjurmimit për maturantët e brezit 2020-2021. Ky proces ka për qëllim të përditësojë dhe pasurojë të dhënat e kontaktit të maturantëve dhe të marrë informacion mbi pritshmëritë e tyre rreth integrimit në tregun e punës. Procesi i para-gjurmimit të nxënësve që diplomohen në qershor kryhet në muajin maj të çdo viti akademik përmes një pyetësori online dhe përfaqëson një nga hapat pararendës të gjurmimit të tyre pas një viti.

Nga procesi i para-gjurmimit mësuam se 33% e maturantëve ishin në marrëdhënie pune që para diplomimit nga shkolla. GJithashtu, drejtimet si: Shërbime mjetesh transporti, Hoteleri-Turizëm dhe Mekanikë kishin përqindjen më të lartë të punësimit me 52%, 50% dhe 47%, respektivisht. Ndërkohë, në qershor nisi edhe gjurmimi i nxënësve të diplomuar nga shkollat një vit më parë.


Studimet e gjurmimit ofrojnë një tablo më të qartë të performancës së të diplomuarve nga shkollat e arsimit profesional në tregun e punës, duke matur punësimin produktiv të të diplomuarve pas përfundimit të studimeve. Këtë vit, shkollat partnere do të gjurmojnë brezin e pestë të të diplomuarve. Skema më poshtë e shfaq procesin në mënyrë të përmbledhur.