“Aftësi për Punë” nisi në maj një rubrikë me pyetje nga publiku rreth arsimit dhe formimit profesional dhe përgjigje nga një panel ekspertësh të projektit e më tej. Kjo është një ndër nismat që projekti ka marrë në kuadër të Komunikimit për Zhvillim, me qëllim informimin e audiencës dhe ngritjen e diskutimeve për çështje të lidhura me AFP, si dhe ruajtjen e transparencës me publikun mbi aktivitetet e projektit.
Pyetjet e dërguara kanë qenë të shumta. Në webinarin e parë, paneli i përbërë nga katër ekspertë të S4J trajtoi pyetje të përgjithshme lidhur me AFP; ndërsa në webinarin e dytë patëm edhe dy ekspertë nga industria, Monika Farka dhe Gid Shaqiri, të cilët u fokusuan në mundësitë që ofrohen për ata që mbarojnë AFP.
Ndiqni më poshtë dy episodet e para të moderuara nga Blendi Salaj dhe me ekspertë nga projekti e nga sektori privat.