Arsim profesional siç e kërkon tregu

Arsim profesional siç e kërkon tregu

Zhvillimi i Kurrikulave është një prej funksioneve të Njësisë së Zhvillimit me qëllim kryesor ofrimin e një programi mësimor që iu përshtatet nevojave të tregut të punës. Koordinatori i funksionit u qëndron pranë bizneseve për t’u informuar mbi nevojat e tyre dhe situatën e tregut. Në bazë të këtyre të dhënave, rishikohet programi aktual mësimor dhe propozohen programe të reja.

Gjatë muajit shtator, S4J në bashkëpunim me Agjencinë e AFP dhe Kualifikimeve solli një trajnim disa-javor me qëllim aftësimin e Koordinatorëve të Zhvillimit të Kurrikulave në lidhje me rolin, statusin, detyrat, kërkesat, veprimtaritë, kuadrin ligjor dhe institucional, si dhe me kontekstin e realizimit të këtij funksioni.