
Një hap më tej: Ofruesit partnerë të S4J me plane vjetore individuale
Gjatë muajve qershor-shtator, ofruesit partnerë të S4J hartuan planet vjetore, duke përfshirë objektivat, treguesit e performancës dhe aktivitetet e përbashkëta me S4J. Për herë të parë këtë vit, ofruesit partnerë nuk kanë një plan të përbashkët me S4J por kanë integruar aktivitetet e përbashkëta me projektin në planin e tyre vjetor. Institucionet partnere ndoqën këto hapa deri tek në planet përfundimtare:
Së pari, grupet e Planifikimit dhe Monitorimit të ofruesve partnerë kryen një analizë të situatës bazuar në katalogët e të dhënave administrative të mundësuara me mbështetjen e S4J, rezultatet e gjurmimit, raportet e vlerësimit, gjetjet e tryezave të strukturuara të dialogut, arritjet e vitit të kaluar, vetëvlerësimin dhe raportet vjetore të Njësisë së Zhvillimit.
Së dyti, u organizuan workshop-e të përbashkëta me S4J për të caktuar objektivat dhe treguesit e performancës, të integruara me prioritetet afatmesme të S4J.
Së treti, u zhvillua një plan aktivitetesh për secilin objektiv, duke përcaktuar përgjegjësitë dhe planin e monitorimit.
Së katërti, draft planet u diskutuan me stafin e shkollës dhe bordin drejtues, e më në fund u miratuan. U nënshkrua një memorandum me projektin “Aftësi për Punë” për angazhimin e përbashkët për të bashkëpunuar drejt arritjes së objektivave. Qasja e planifikimit dhe formatet e ndjekura janë pjesë e udhëzuesit kombëtar për menaxhimin e AFP -së dhe bazohen në përvojën e ofruesve partnerë me S4J.
Për të siguruar transparencë, këto plane vjetore do të publikohen online dhe do të diskutohen me aktorët kryesorë të interesit: nxënësit, prindërit dhe bizneset. Grupi i planifikimit dhe monitorimit do të sigurojë zbatimin e planit përmes monitorimit dhe vlerësimit të rregullt.