
Mundësi të reja për modernizimin e ofertës së AFP
25 Tet 2021
Shkolla “Gjergj Canco” dhe “Kristo Isak” kanë përfituar fondin e Regional Challenge Fund për Ballkanin Perëndimor. Kjo do t’u garantojë shkollave mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve me bizneset partnere në drejtim të rritjes së cilësisë së ofertës.
Tashmë shkollat partnere të projektit S4J kanë arritur një nivel cilësie dhe pergatitjeje për të përfituar vetë fonde ndërkombëtare. Koordinatorët e Zhvillimit të Projekteve pranë Njësisë së Zhvillimit të shkollave profeaionale janë kapacituar për të kërkuar bashkëpunime dhe për të aplikuar për fonde kombëtare dhe ndërkombëtare, në mënyrë që të rrisin edhe më tej standardet e cilësisë së ofertës.