
Përfshirja e aftësive digjitale dhe të buta në planifikimin lëndor
Projekti “Aftësi për Punë” mbështeti ofruesit partnerë të AFP-së në planifikimin lëndor për vitin shkollor 2021-2022. Gjatë muajve maj-qershor 2021, u krye një vlerësim i procesit të planifikimit dhe zbatimit për vitin shkollor 2020-2021 së bashku me një vlerësim të një mostre prej 150 planesh mësimore vjetore. Vlerësimi identifikoi fushat për përmirësim në proces, vuri në pah praktikat më të mira të planifikimit dhe nevojën për zhvillim profesional të mësuesve në arsim profesional.
Pas vlerësimit, gjatë periudhës korrik-shtator 2021, një ekip ekspertësh pedagogjikë u prezantoi ofruesve partnerë gjetjet kryesore dhe i ndihmoi ata në hartimin e planeve mësimore të përmirësuara për vitin e ardhshëm shkollor. Duke pasur parasysh rëndësinë e aftësive digjitale dhe të buta në botën e punës, gjetjet nga gjurmimi i të diplomuarve, dialogu i strukturuar me sektorin privat, si dhe situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19, një fokus i veçantë iu kushtua përfshirjes së aftësive digjitale dhe të buta në planifikim.