Platforma MësoVET i prezantohet edhe këtë vit nxënësve në shkollat partnere

Platforma MësoVET i prezantohet edhe këtë vit nxënësve në shkollat partnere

Burimi kryesor i materialeve digjitale për mësuesit e shkollave profesionale është padyshim platforma MësoVET e cila tashmë është kthyer në kryefjalë përsa i përket mësimdhënies në arsimin profesional.  

Ishte e nevojshme që ky vit i ri shkollor të niste duke vënë theksin tek rëndësia dhe tek rritja e cilësisë së mësimdhënies si pasojë  e përdorimit të platformës MësoVET. Në këtë moment kur digitalizimi është një nga sektorët më të zhvilluar, aksesi në materiale të punuara në mënyrë profesionale në form digjitale, është një aset dhe një portofol shumë i rëndësishëm për zhvillimin e profesionistëve të rinj.

Me tej, në kuadër të nismave të projektit ‘Aftësi për Punë’ për të rritur përdorimin e platformës nëpër shkolla si një mënyrë efikase për të modernizuar mësimdhënien, ky vit i ri shkollor nisi me sesione informimi për nxënësit e shkollave të arsimit profesional. Duke qenë se shkollat parntere të projektit e kanë përdorur platformën për mësimdhënie gjatë pandemisë, sesionet kishin si synim rifreskimin e njohurive mbi navigimin në platformë, përfitimet që lindin nga përdorimi i platformës si një mjedis virtual i të nxënit i cili krijon mundësi për ndërveprim të tyre me materialet digjitale.

Nxënësit patën një përqasje pozitive ndaj platformës dhe u motivuan më shumë për të parë materialet digjitale. Ata u njohën me disa aspekte të platformës si ato  teknike ashtu dhe pedagogjike, kurset që mund të gjejnë në platformë sipas drejtimeve përkatëse dhe format e aksesimit të platformës online dhe offline. Këto sesione luajtën një rol të rëndësishëm dhe për klasat e 10-ta të cilët u njohën për herë të parë me platformën. Në klasat 10-ta prezantimi i platformës ishte më i detajuar dhe fokusi ishte edhe tek hapja e llogarive personale për të aksesuar platformën. Këto sesione zgjatën rreth 2 javë dhe u zhvilluan në ambjentet e çdo shkolle. Ajo që vlen të theksohet është interesi i madh për materialet digjitale në platformë nga nxënësit.  

Share This Article: