
Ne jemi FRYMËSO: Ne jemi grupi i profesionistëve të formimit profesional në Shqipëri
Dëshira për t’u rritur profesionalisht, për të shkëmbyer ide dhe për të sjell risi në mësimdhënie, ka bashkuar virtualisht një grup mësuesish të arsimit të mesëm profesional në vend.
Frymëso ka hapur dyert për të mirëpritur në rrjetin virtual, mësues e instruktorë të arsimit profesional, duke rritur ndikimin e saj në formimin e përgjithshëm të tyre nëpërmjet postimeve me përmbajtje rreth mënyrave të reja të mësimdhënies. Frymëso po rritet me hapa të shpejtë në një kohë shumë të shkurtër, siç mund të shihet dhe në grafikun më poshtë.

Njëkohësisht, kjo nismë, e konceptuar si një hapësirë ku profesionistë të arsimit profesional mund të informohen, frymëzohen, të shkëmbejnë përvoja me kolegët apo të ngrenë pyetje, diskutime dhe çështje që i shqetësojnë, ka sjell projektin e saj të parë brenda rrjetit. Mësues të shkollave të ndryshme profesioanle kanë marrë përsipër të angazhohen si ambasadorë të grupit dhe të nxisin diskutim me kolegët e tyre. Angazhimi serioz i ambasadorërve të grupit Bledi Lamkaj, Teuta Qosja, Dhurata Sheme, Nilson Ibraj dhe Genta Hazinedari, ka sjell një larmishmëri informacionesh dhe idesh brenda grupit virtual.
Çdo muaj një grup nga stafi i “Aftësi për punë” dhe ambasadorët e përzgjedhur përpilojnë një kalendar të mbushur me tema dhe informacione të vlefshme për të gjithe rrjetin. Pasi konfirmohet ky kalendar i mbushur me informacione të vlefshme për rrjetin virtual, ambasadorët së bashku me grupin digital të projektit asistojnë në përgatitjen e informacionit.
Vlen të përmëndet, kontributi shumë profesional i ambasadorëve të angazhuar tashmë dhe dëshira e madhe e shumë mësuesve për të qënë në këtë rol në vazhdim.
Frymëso po rritet dhe mirëpret të gjithë profesionistët e arsimit profesional në Shqipëri për të sjell ndryshime të vogla dhe të mëdha.
Bashkë, virtualisht në FrymëSo për t’u frymëzuar dhe informuar.