
6 aftësi që çdo mësues duhet t’ua mësojë nxënësve
Nëse bëjmë një krahasim të shpejtë midis profesionit të mësuesisë përpara 10-15 vitesh me aftësitë, njohuritë dhe kërkesat që ky profesion kërkon ditët e sotme, do të vërehet dukshëm një ndryshim i madh. Por mësuesia nuk është i vetmi profesion që ka hasur ndryshime gjatë procesit të tij. Vihet re që çdo profesion po merr një formë tjetër dhe po fokusohet në aftësi që më parë nuk konsideroheshin thelbësore. Megjithatë, mësuesit duke qenë se janë ata që përgatisin brezat e të ardhmes i duhet të jenë të përditësuar me kërkesat e tregut për aftësitë dhe kompetencat profesionale dhetë gjejnë format e duhura për t’i transmetuar ato tek të rinjtë. Si rrjedhojë fokusi i institucioneve arsimore nuk duhet të jenë më vetëm aftësitë teknike profesionale por dhe disa aftësi profesionale dhe personale që individi mund t’i përdori në cdo rast, le të themi aftësi universale.
Më poshtë janë të listuara disa aftësi dhe kompetenca të së ardhmes:
- Mendësia e rritjes së vazhdueshme. Nxit kuriozitetin dhe të mësuarit gjatë gjithe jetës , si rezultat individi është gjithmone i adaptuar me ndryshimet dhe zhvillimet e kohës.
- Komunikimi dhe koordinimi. Tregu i punës po bëhët dita ditës më kompleks duke përfshirë shumë përsona në të. Është i rëndësishëm koordinimi dhe komunikimi me skuadrën e punës, kompaninë dhe bashkëpunëtorët.
- Aftësitë digjitale. Në këto kohë njohuritë digjitale janë prezente në çdo profesion. Njohja dhe navigimi i mirë në platforma digjitale,komunikimi online dhe përdorimi i pajisjeve digjitale thanë kthyer në nevojë profesionale.
- Kreativiteti dhe inovacioni. Zbulimi i teknikave dhe zgjidhjeve të reja është çelsi drejt produktit të së ardhmes, ku arma e vetme drejt suksesit janë risitë.
- Bashkëpunimi, ku përfshihen aftësitë organizative dhe komunikative.
- Inteligjenca emocionale. Aftësia ku mund të shfaqësh dhe kontrollosh emocionet e tua dhe të të tjerëve. Në një botë ku mbizotëron digjitalizimi është e rëndësishme mirëkuptimi me njëri-tjetrin për të formuar një grup pune dhe një kulturë pune.
Duhet të jenë mësuesit ata që me përkushtimin dhe profesionalizmin që edukojnë këto aftësi përmes lëndëve të tyre mësimore, po me të njëjtin përkushtim t’i nxisin të rinjtë drejt përvetësimit të këtyre aftësive.
Për ta bërë sa më të lehtë punën tuaj dhe procesin e të mësuarit tek nxënësit tuaj ne kemi një këshillë e vogël:
Zgjidh një nga pikat që mendon se nxënësit në ditët e sotme e kanë të nevojshme ta zotërojnë dhe provo ta nxisësh atë aftësi dita-ditës tek ata. Kështu mund t’i mësosh atyre aftësi të cilat do t’ju vlejnë shumë dhe pa shumë lodhje do t’i kenë bërë pjesë të tyret.