Shkolla “Fan S. Noli”: Bashkëpunim AFP-biznes për aftësi të orientuara nga tregu i punës

Shkolla “Fan S. Noli”: Bashkëpunim AFP-biznes për aftësi të orientuara nga tregu i punës

Kur ofruesit e AFP-së angazhohen në dialog me bizneset, arrijnë të kuptojnë nevojat e tregut të punës për aftësi dhe të përshtasin ofertën në përputhje me këto nevoja.

Për këtë, S4J mbështeti shkollën “Fan S. Noli” në organizimin e një tryeze vendore të dialogut të strukturuar me bizneset më të rëndësishme që operojnë në sektorin TIK në rajonin e Korçës.


Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte përmirësimi i kurrikulave dhe aftësimi i profesionistëve të rinj nëpërmjet praktikave profesionale afatgjata në kompani. Praktikat profesionale kanë filluar për 33 nxënës të shkollës “Fan S. Noli” të klasave të 13-ta, në 9 kompani partnere.

25 biznese janë tashmë në partneritet me shkollën duke lejuar që edhe klasat e 12-ta të nisin praktikën në kompani, duke tejkaluar kështu parashikimin dhe planifikimin fillestar.