Fuqizimi i Koordinatorëve të Marrëdhënieve me Biznesin përmes shkëmbimit të përvojave

Fuqizimi i Koordinatorëve të Marrëdhënieve me Biznesin përmes shkëmbimit të përvojave

Në kuadër të shkëmbimit të përvojave mes shkollave profesionale, me mbështetje nga projekti “Aftësi për Punë” u organizua një workshop dy-ditor me Koordinatorët e Marrëdhënieve me Biznesin të shkollave partnere.

Qëllimi ishte ndarja e përvojave dhe njohurive të punës së koordinatorëve për konsolidimin e rolit të tyre, kapitalizimi i instrumenteve të marrëdhënieve me biznesin dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me fokus organizatat e biznesit.

Gjatë shkëmbimit të përvojave, koordinatorët mësuan nga kolegët zgjidhje të mundshme që mund t’i pështasin gjatë punës së përditshme. Në këtë mënyrë janë krijuar ura bashkëpunimi të vazhdueshme mes tyre.