Përqafimi i komuniteteve të praktikës për një menaxhim efektiv të institucionit

Përqafimi i komuniteteve të praktikës për një menaxhim efektiv të institucionit

Mbështetur nga projekti “Aftësi për Punë”, shkollat partnere bashkëpunojnë përmes komuniteteve të praktikës dhe ndarjes së përvojave të mira mes tyre. Këto komunitete shërbejnë si katalizatorë për menaxhimin sa më efikas institucionit.

Këtë herë ishim tek shkolla “Fan S. Noli” në Korçë për aktivitetin me qëllim ndarjen e eksperiencës së mirë të shkollës “Hamdi Bushati” Shkodër lidhur me planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e praktikave profesionale afatgjata në biznes.

Në përfundim të këtij shkëmbimi, stafi i shkollës “Fan S. Noli” u njoh me instrumentet e nevojshme për praktika profesionale sa më cilësore në kompani. Falë tyre, shkolla do të ketë mundësi të optimizojë praktikat profesionale të nxënësve në biznes si dhe të zhvillojë më tej ofertën e saj.