Fuqizimi i drejtuesve në AFP për një menaxhim më të mirë të institucioneve

Fuqizimi i drejtuesve në AFP për një menaxhim më të mirë të institucioneve

Ka nisur me sukses Programi i Trajnimit për Trajnerë për Shkollën e Drejtorëve për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Trajnerët u njohën me kontekstin ligjor dhe institucional që rregullon arsimin dhe formimin profesional dhe me tre modulet e para që do të ofrohen në programin e kualifikimit për drejtuesit e AFP.

Kjo iniciativë vjen si rezultat i bashkëpunimit mes projektit “Aftësi për Punë”, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKAFPK) dhe Shkollës së Drejtorëve. Nisur që në vitin 2021, ajo ka si qëllim të përshtasë programin e kualifikimit me specifikat e institucioneve të arsimit dhe formimit profesional.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL)  është themeluar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë (MASR), me qëllim mbështetjen e zhvillimit profesional të drejtorëve / nëndrejtorëve në detyrë dhe kandidatëve për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar publik dhe privat.