Përgatitja e mësuesve për epokën digjitale

Përgatitja e mësuesve për epokën digjitale

Në kohën kur zhvillimi i teknologjisë dhe digjitalizimi janë duke ridimensionuar edukimin në mbarë botën, projekti “Aftësi për Punë” në bashkëpunim me platformën “Praktika.al” vijuan përpjekjet për të kapacituar mësuesit nëpërmjet fazës së dytë të paketës së trajnimeve “Pedagogjia digjitale”.

Gjatë periudhës prill – maj 2023, 477 mësues të shkollave të mesme profesionale ndoqën dhe u certifikuan për tre trajnimet e fazës së dytë të paketës së trajnimeve “Pedagogjia digjitale”, me tema:

• “Platformat digjitale për mësimin e kombinuar dhe në distancë”;
• “Planifikimi i zbatimit të kurrikulës në mësimin në distancë/online dhe të kombinuar”;
• “Zgjedhja e formës më të përshtatshme të mësimit dhe fazat e procesit mësimor”.

Këto trajnime u akredituan nga Komisioni i Akreditimit të Programeve të Trajnimit pranë Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, dhe u ofruan në platformën “MësoVET”.

Kjo paketë trajnimesh iu ofroi mësuesve një rrugëtim të nxëni të personalizuar, duke u dhënë mundësinë të njihen me mjetet dhe të përvetësojnë aftësitë për t’iu përshtatur kësaj fryme të re të mësimdhënies.

Me ndërthurjen e teknologjisë me edukimin, kjo paketë trajnimesh synon të rrisë cilësinë e mësimit, duke i kapacituar mësuesit dhe duke i vënë në rolin e nxënësve në një mjedis interaktiv të pasur me video, prezantime dinamike, forume, kuice, sondazhe dhe veprimtari të tjera.

Këto nisma gjithëpërfshirëse i nxisin mësuesit të përqafojnë epokën digjitale në arsim, duke u pajisur me aftësitë e nevojshme për t’u hapur ndaj mundësive të reja dhe për të siguruar një përvojë mësimore të veçantë për nxënësit e tyre.