Aplikacioni MësoVET: Një marsh më tepër në AFP

Aplikacioni MësoVET: Një marsh më tepër në AFP

Shkollat profesionale kanë bërë një hap të rëndësishëm në mësimdhënie duke përdorur aplikacionin “MësoVET”, i cili u lançua në shkurt të këtij viti. Ky aplikacion novator ka bërë të mundur që nxënësit të kenë akses të shpejtë në materialet mësimore nga çdo pajisje mobile që disponojnë. MësoVET është një platformë e lehtë në përdorim dhe është projektuar specifikisht për pajisjet mobile, duke e bërë më të thjeshtë navigimin krahasuar me versionin e desktopit.

Një nga risitë kryesore të këtij aplikacioni është aksesimi i tij offline. Nxënësit dhe mësuesit mund të shkarkojnë materialet e kursit dhe të kenë akses në to edhe kur nuk kanë një lidhje interneti. Kjo i ndihmon shumë nxënësit që jetojnë në zona me kufizime ose mungesa të aksesit në internet.

Përmes aplikacionit “MësoVET”, mësuesit mund të dërgojnë njoftime dhe mesazhe në lidhje me detyrat, afatet ose çdo informacion tjetër që ata duan të komunikojnë. Kjo bën që komunikimi mes mësuesve dhe nxënësve të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë, duke e bërë procesin e mësimit më efikas.

Përmes një teknologjie kaq të avancuar, nxënësit dhe mësuesit kanë mundësinë të përdorin platformën në mënyrë më efektive dhe të kenë përfitimin maksimal nga mësimdhënia.