
Praktika Profesionale cilësore në biznes
Pas një cikli të gjatë planifikimi skuadra e projektit “Aftësi për Punë” është rikthyer me një seri eventesh dhe aktivitetesh për validimin, përmirësimin, dhe ndarjen e praktikave të mira për procese novatore në shkollat e arsimit profesional.
Në muajin Shkurt organizuam workshopin e parë validues për ciklin e praktikave profesionale në biznes.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shkollat dhe ekspertëve të fushës, më datat 9-10 shkurt, validuam ciklin e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit e vlerësimit të praktikave profesionale afatgjata në biznes.
Ky workshop u përcaktua Cikli i qartë për zbatimin e Praktikave Profesionale Afatgjata në Kompani (PPAGJ), dhe të ndarjes së proceseve të punës për zbatimin e praktikave në një proces me pjesëmarrje të gjërë dhe me angazhimin e disa aktorëve në shkolla. Workshopi krijoi një udhërrëfyes për integrimin e objekteve inovative të cilësisë në PPAGJ, përmes njohjes të roleve dhe përgjegjësitë e secilit aktor në shkollë, mjedisin e nevojshëm të punës dhe instrumentave dhe proceset në funksionet kryesore.
Faleminderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë proces që do të sigurojë që praktikat profesionale të jenë sa më cilësore dhe në përputhje me nevojat e tregut.














