Webinar për Materialet Mësimore Digjitale

Webinar për Materialet Mësimore Digjitale

Në kuadër të fokusit të S4J për konsolidimin dhe transferimin e praktikave të mira që lidhen me digjitalizimin e ofertës në AFP,më datë 13 shkurt u organizua Webinari për Materialet Mësimore Digjitale.

Në seminarin online u shkëmbyen përvojat e mësuesve që kanë hartuar dhe përdorin materialet mësimore digjitale, si dhe u evidentuan aftësitë e nevojshme për përdorimin cilësor & azhornimin e tyre.

Në periudhën 2020-2023, Projekti “Aftësi për Punë”, S4J, ka mbështetur hartimin, rishikimin dhe përdorimin e materialeve mësimore digjitale (MMD) përmes Mësovet. Deri tani janë hartuar 161 lëndë, në 7 drejtime mësimore, që aktualisht ofrohen nga 27 shkolla profesionale të vendit.

Në përpjekje për të pasuruar kurrikulin e zbatuar me përmbajtje mësimore bashkëkohore, S4J do të vijojë mbështetjen për MMD-të edhe gjatë fazës së tretë.

Në periudhën 2024-2026 planifikohen të hartohen rreth 100 lëndë të reja dhe të rishikohen rreth 15 prej tyre në drejtimet Ekonomi-Biznes, Hoteleri-Turizëm, TIK, Tekstil -Konfeksion, Termohidraulikë, Shërbime Sociale Shëndetësore, SHMT, Eletroteknikë dhe Ndërtim.