
Institucione të AFP-së që angazhohen në diversifikimin e ofertës mësimore
Ndryshimet e vazhdueshme të tregut të punës po riformësojnë kërkesat për aftësi, ndaj institucionet ofruese të AFP-së nevojitet t’i adresojnë këto kërkesa duke u angazhuar me procesin e diversifikimit të ofertës mësimore.
Në mbështetje të konsolidimit të këtij procesi, skuadra e projektit “Aftësi për Punë”, organizoi më 21 shkurt, workshopin e rradhës, me praninë e përfaqësuesve të shkollave kampione dhe ekspertëve të fushës.
Të gjithë pjesëmarrësit kontribuan me ide në dizenjimin e një procesi novator për diversifikimin e ofertës, me angazhimin e ngushtë të sektorit privat.
Në këtë workshop u identifikuan dhe dakordësuan lista e aktiviteteve, palët e përfshira, si dhe instrumentat përkatës për një proces të bazuar në evidenca.
Faleminderit pjesëmarrësve për angazhimin e frytshëm në këtë proces.













