Shkollat profesionale fitojnë grantet e RCF

Shkollat profesionale fitojnë grantet e RCF

Këtë vit 3 nga shkollat tona partnere: Shkolla Tregtare Vlorë, Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” dhe Shkolla Profesionale Teknike Korçë iu shtuan shkollave fituese të granteve konkuruese të Regional Challenge Fund (Fondi Rajonal i Sfidës) me një vlerë totale prej 1.7 milionë euro.

Jemi krenarë që S4J, në bashkëpunim me shkollat partnere, ka arritur të zhvillojë modele të suksesshme në fuqizimin e marrëdhënieve të shkollës me biznesin, në përmirësimin e procesit të digjitalizimit si dhe në qasjen e shkollave kundrejt projekteve dhe fondeve për zhvillim dhe aftësim profesional.

Në 2 raundet paraardhëse 5 shkolla të tjera partnere të S4J, Shkolla Salih Ceka, Shkolla Gjergj Canco, Shkolla Kolin Gjoka, Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë dhe Shkolla Kristo Isak kanë fituar grantet e RCF-së, në një vlerë totale prej 4.3 milionë euro.

Fondi Rajonal i Sfidave synon të forcojë rëndësinë e tregut të punës së arsimit dhe aftësimit profesional duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për ofruesit e trajnimeve që merren me aktivitete të trajnimit bashkëpunues me sipërmarrjet partnere.