Ekspertët e transferimit
Liderët e ndryshimit në arsimin profesional
Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) po mbështet një rrjet Ekspertësh të Transferimit, të cilët luajnë një rol thelbësor në shpërndarjen dhe zbatimin e praktikave më të mira të zhvilluara gjatë viteve të bashkëpunimit me shkollat partnere të projektit.
Këta ekspertë përfaqësojnë një burim të çmuar ekspertize dhe përvoje nga terreni, të ndërtuar përmes proceseve të transformimit institucional, digjitalizimit dhe bashkëpunimit me sektorin privat.
Ata janë tashmë promotorë të inovacionit dhe cilësisë, të angazhuar për të ndihmuar shkollat e tjera profesionale në vend të adoptojnë qasje të reja në menaxhim, mësimdhënie dhe bashkëpunim me bizneset.
Roli i Ekspertëve të Transferimit
Ekspertët e Transferimit janë profesionistë të përzgjedhur nga shkollat partnere të projektit “Aftësi për Punë” (S4J), të cilët luajnë një rol thelbësor në shpërndarjen e praktikave më të mira dhe mbështetjen e transformimit të shkollave profesionale në vend.
Në kuadër të procesit të transformimit të katër shkollave të reja partnere të S4J, ekspertët po ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për planifikimin dhe zbatimin e inovacioneve në tri fusha kryesore:
- angazhimin e sektorit privat;
- digjitalizimin;
- zhvillimin organizativ.
Përmes mentorimit, trajnimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, si dhe në bashkërendim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), ata po kontribuojnë në ndërtimin e një platforme bashkëpunimi që synon përhapjen e qëndrueshme të modeleve të suksesshme në gjithë sistemin e arsimit profesional.

