Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Takimi i parë i rrjetit psiko-social në arsimin profesional: Drejt një shërbimi më të koordinuar dhe cilësor - Featured Image

Takimi i parë i rrjetit psiko-social në arsimin profesional: Drejt një shërbimi më të koordinuar dhe cilësor

U zhvillua takimi i parë i rrjetit profesional të punonjësve të shërbimit psiko-social në Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP), organizuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në bashkëpunim me projektin “Aftësi për Punë” (S4J).

Ky aktivitet mblodhi psikologë, punonjës socialë, ekspertë dhe përfaqësues të AKPA, me qëllim prezantimin dhe diskutimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e rrjetit psiko-social, si dhe planifikimin e përbashkët për veprimtaritë e vitit 2025–2026.

Përmes prezantimeve, punës në grupe dhe reflektimeve të përbashkëta, u krijua një hapësirë e vlefshme për ndarjen e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Takimet e para të rrjetit në nivel rajoni do të zhvillohen brenda këtij viti, me fokus përgatitjen e Planeve Edukative Individuale (PEI) për nxënësit e AFP.