Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
MësoVET pasurohet me përmbajtje digjitale: 220 lëndë të teorisë profesionale të disponueshme në platformë - Featured Image

MësoVET pasurohet me përmbajtje digjitale: 220 lëndë të teorisë profesionale të disponueshme në platformë

MësoVET vijon të zgjerohet me përmbajtje të re, duke i ofruar shkollave profesionale një bazë gjithnjë e më të plotë me materiale të gatshme për orët e teorisë profesionale. Aktualisht, në platformë janë të disponueshme materiale mësimore digjitale për 220 lëndë të teorisë profesionale, të përgatitura në përputhje me kurrikulat e arsimit profesional. Këto materiale përdoren gjerësisht nga mësuesit dhe po ndikojnë dukshëm në rritjen e cilësisë së përgatitjes së nxënësve.

Një zhvillim i rëndësishëm i këtij viti është hartimi i materialeve të reja mësimore për 17 module të profileve duale në kualifikimet TIK, Elektroteknikë dhe Hoteleri–Turizëm. Duke qenë se programet duale po zbatohen tashmë në 15 shkolla profesionale të vendit, iu dha përparësi hartimit të materialeve mësimore digjitale të larmishme dhe të përditësuara edhe për këtë formë të re të arsimit profesional.

Për herë të parë, është zhvilluar edhe një seri e dedikuar materialesh për Termohidraulikën, në mënyrë që shkollat industriale të vendit të kenë akses në përmbajtje të re pedagogjike të ndërtuar posaçërisht për këtë kualifikim.

Me këto zhvillime, MësoVET po bëhet një nga burimet më të rëndësishme për mësimin profesional në Shqipëri, duke mbështetur mësuesit dhe nxënësit në një proces më bashkëkohor dhe të aksesueshëm.

Share This Article: